7 hotelet më ekstravagante në botë (Foto)

Nga dhomat luksoze tek një tunel lufte, ose një banesë eskimeze qelqi për të parë dritat e veriut në Lapland, e deri tek një suitë në një avion. Këto janë disa prej hoteleve ku sigurohet akomodimi më i pabesueshëm dhe që janë publikuar nga TripAdvisor.

Spitbank Fort Portsmouth, Britani e Madhe- Një tunel detar historik në mes të Solent, kanali natyror që ndan bregdetin britanik nga ishulli i Wight, u kthye në hotel dhe ofron 8 suita luksoze, bar, pishinë dhe sauna.

Kostoja për një natë nis nga 561 euro. Dhomat janë të mëdha, të rehatshme dhe luksoze me veshje elegante që krijojnë një atmosferë të ngrohtë larg asaj që ka pamjen e një kështjelle të ftohtë dhe të ngushtë. Një nga aspektet unike të Spitbank është se duke qenë në mes të detit ju mund të shkoni në festimet e zhurmshme pa rrezikun e shqetësimit të lagjes.

Barku i qenit, Park Inn, Idaho, SHBA – Silueta e një barku qeni të gjerë prej 9 metrash qëndron në fshatrat e shtetit amerikan të Idaho-s. Duke iu afruar, ti e kupton se nuk është një monument i një artisti të dashuruar pas qenve, por një shtrat i çuditshëm dhe ka edhe një shenjë që varet në hundën e qenit për ta konfirmuar.

Një natë këtu kushton 114 euro. Brenda strukturës vizitorët gjejnë çdo lloj rehati dhe referenca të përsëritura për miqtë tanë me 4 këmbë në mobilje dhe pajisje, përveç jetës së qenve!

Sferat e Shpirtit të Lirë, Ishujt Vancouver, Kanada – Të vendosura në një nga pyjet e pafundme kanadeze janë këto tre sfera të mëdha prej druri në pemë. Ashtu si pemët e mëdha natyrore me një ngjyrë të gjallë agrumesh.

Çmimet këtu fillojnë nga 155 euro në natë. Kush nuk ka ëndërruar të kalojë një natë në një shtëpi pemësh? Këtu ju mundeni, por pa sakrifikuar komoditetin. Dizajn modern istudiuar në detaje, me krevat të madh, plus të gjitha llojet e rehatit. Brenda sferës ju me të vërtetë do të ndiheni si një pjesë integrale e pyllit. Kjo arrihet nëpërmjet një rruge të rrethuar nga natyra që të çon në një shkallë të rehatshme.

Skylodge Adventure Suites, Urubamba, Peru – Nuk rekomandohet për ata që kanë frikë nga lartësitë, por për shumë aventurierë paraqet diçka të veçantë. Një dhomë në një kapsulë transparente me pamje nga një luginë spektakolare. Një natë e varur në muret shkëmbore kushton 348 euro. Për të arritur sferën, ju duhet të merrni një rrugë të vështirë në ngjitje për mbi 400 metra. Në kundërshtim me atë që mund të mendoni, këtu çdo suitë nuk është aspak e vogël dhe përfshin 4 shtretër, një zonë ngrënie dhe një banjo.

Silo Stay, Little River, Zelanda e Re – Një qëndrim në atmosferën rurale me një sy në mjedisin brenda këtyre magazinave të grurit, të ndërthurura me materiale ekologjike të tilla si leshi i deleve (me bollëk) për izolim. Çmimi mesatar në TripAdvisor llogaritet në 137 euro.

Në brendësi karakterizohen nga forma rrethore tipike e silos, ku asgjë nuk mungon, duke filluar me një kuzhinë të madhe dhe të rehatshme. Kureshtja për të provuar një strehim të tillë të pazakontë është e kombinuar me një frymë integruese (çdo strehim ka një oborr të mbuluar me karrige dhe një tryezë) dhe jetën në kontakt me natyrën përreth.

Crown Golden Levi Igloos, Lapland, Finlandë – Magjia e Dritave Veriore dhe peisazhet e mbuluara me borë të Laplandit admirohen nga brenda, nëse hyni në një igloo qelqi shumë modern. Një përvojë magjike që mund ta përjetoni me rreth 463 euro.

Jashtë natyra ofron pamje të këndshme, ndërsa brenda igloos ju mund të shijoni shfaqjen e zhytur në ngrohtësinë dhe komoditetin e një suite hotelie me 5 yje. Natën dritat e veriut, ditën peizazhin tipik Lappish me natyrën e mbuluar me një batanije të bardhë dhe selvitë në pyje. Kjo është një kurorë e artë që duket si e pikturuar nga Nënë Natyra.

Stay Jumbo, Stokholm, Suedi – Fjetja brenda kabinës së një Boeing të vërtetë të braktisur 747 duhet të jetë e rrallë. Në Suedi e gjen dhe avioni përdoret si një hotel. Një përvojë jashtëzakonisht e pazakontë, teksa 33 dhoma të përgjithshme përveç një suite që ndodhet në kabinën e pilotit, ku me të vërtetë duket se e ngre avionin e madh, janë veç për ju.

Çmimi mesatar në TripAdvisor shkon në 108 euro. Boeing 747 i Jumbo Stay është parkuar në një pistë të shfrytëzuar në aeroportin e Stokholmit.

8 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Ndryshe