Tina Turner, nga dhuna e ish-burrit të parë tek dashuria e të dytit

“Në ditën kur bashkëshorti im, Ike dhe unë u takuam më në fund para një gjykate… 39 vjeçe, isha gati të fitoja lirinë time”. Tina Turner flet me zemër të hapur në autobiografinë e saj “My Love Story” (del në 15 tetor), ku prestigjiozja britanike ‘Daily Mail”, ka shkëputur disa të pathëna. Nga dhuna dhe abuzimet e pësuara nga Ike Turner, te dashuria e vërtetë, bashkëshorti i dytë, Erwsin Bach, 16 vjeç më i ri se ajo, e martuar në vitin 2013 dhe drejtues i shtëpisë diskografike “Emi”, që i ka dhuruar një veshkë për ta shpëtuar nga vdekja…

#td_uid_1_5bbb616319e56 .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2018/10/tina-1-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5bbb616319e56 .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2018/10/tina-2-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5bbb616319e56 .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2018/10/tina-3-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5bbb616319e56 .td-doubleSlider-2 .td-item4 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2018/10/tina-4-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5bbb616319e56 .td-doubleSlider-2 .td-item5 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2018/10/tina-5-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5bbb616319e56 .td-doubleSlider-2 .td-item6 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2018/10/tina-6-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5bbb616319e56 .td-doubleSlider-2 .td-item7 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2018/10/tina-7-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5bbb616319e56 .td-doubleSlider-2 .td-item8 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2018/10/tina-8-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5bbb616319e56 .td-doubleSlider-2 .td-item9 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2018/10/tina-9-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5bbb616319e56 .td-doubleSlider-2 .td-item10 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2018/10/tina-10-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5bbb616319e56 .td-doubleSlider-2 .td-item11 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2018/10/tina-11-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5bbb616319e56 .td-doubleSlider-2 .td-item12 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2018/10/tina-12-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5bbb616319e56 .td-doubleSlider-2 .td-item13 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2018/10/tina-13-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5bbb616319e56 .td-doubleSlider-2 .td-item14 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2018/10/tina-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}

Pas divorcit të saj nga Ike (me të cilin ajo ishte e martuar nga viti 1962 në 1978) që e rrihte vazhdimisht, deri në pikën sa të mendonte vetëvrasjen, Anna Mae Bullock, emri i vërtetë i këngëtares, nuk i kishte pothuajse mbetur asgjë: “Kur unë dola nga gjykata, kisha vetëm emrin tim të artit, Tina Turner dhe dy makina Jaguar, që i kisha dhuratë nga Ike.

Asgjë tjetër, asnjë ide se si kam paguar për ushqim, qira, faturat … Por vazhdova përpara gjithsesi dhe u bëra kjo që jam…”, tregon legjenda e rock’n’roll-it, e cila flet për një të kaluar abuzimi dhe dhune që filloi menjëherë pas martesës. Ajo ishte 22 vjeçe kur u martua me muzikantin e bluz-it, Ike Turner: “Natën e dasmës më mori në një bordello për të parë një shfaqje pornografike të drejtpërdrejtë …”.

Ishte vetëm fillimi. Për gjashtëmbëdhjetë vjet të tjera, Tina Turner ishte viktimë e një njeriu jo besnik, të droguar, i cili fizikisht abuzonte me të, duke përdorur gjithçka për ta lënduar, nga shkopi te një tigan i nxehtë. “Për të unë isha një bankomat, ai donte të më kontrollonte ekonomikisht dhe psikologjikisht”. Tina gjithashtu u përpoq të bënte vetëvrasje duke marrë pilula, por mbijetoi. Deri në divorc.

Por, e kaluara e saj e dhimbshme dhe e vështirë është vetëm fillimi në historinë e vërtetë të “Love Story Time”, e cila flet për dashurinë e vërtetë dhe të pakushtëzuar të burrit të saj të dytë, Erëin Bach, me të cilin u takuan në ’80, ai 30 vjeç, ajo 46 dhe u martuan në vitin 2013, pas më shumë se njëzet vjetësh që jetonin së bashku.

Që nga 1995 çifti ka jetuar në Zvicër, ku Bach iu kërkua që të drejtojë “Emi”-n nga Zyrihu. Pesë vjet më parë, nisën problemet e para shëndetësore për Tinën, një kancer të zorrëve që u kap në fazën fillestare, iu hoq dhe një veshkë që nuk funksiononte mirë, të cilën Turner gjithmonë donte ta trajtonte me ilaçin jo tradicional. Pastaj në vitin 2016 kur situata dukej vërtet serioze, vjen vendimi nga bashkëshorti i saj, një akt dashurie që shpëton jetën e saj: dhuratë e veshkës. Në pragun e 80 viteve, mbretëresha e rokut ulet përsëri dhe pranë burrit që e do dhe i dha jetën e saj … “shijoj gëzimin e të qenit gjallë”.

8 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Ndryshe