Nikki Haley u largua nga OKB: Çfarë duhet të dimë?

Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë të martën një njoftim të papritur se ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley do të largohet nga pozita e saj. Ish-guvernatorja e Karolinës Jugore, Haley ka mbajtur pozitë të rëndësishme në kabinetin e Trumpit dhe është parë si diplomate e cila ka shuar dyshimet rreth mungesës së kredencialeve në çështjet e politikës së jashtme.

Puna e saj diplomatike, të paktën publikisht, ka dërguar qasjen e Trumpit për politika të jashtme në takimet e Këshillit të Sigurimit. Në komentet e saj të bëra më 9 tetor në Zyrën Ovale, teksa Trump ka treguar largimin e saj, Haley ka vënë sërish në pah qasjen e saj.

“Shikoni se çfarë ka ndodhur për dy vjet në politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara. Tani, Shtetet e Bashkuara respektohen”, ka thënë ajo. “Disa shtete mund të mos pëlqejnë çfarë bëjmë ne, mirëpo ata respektojnë atë se çfarë bëjmë. Ata e dinë se nëse ne themi se do të bëjmë diçka, ne e përmbushim atë. Presidenti e dëshmuar këtë gjë”, është shprehur ajo.

10 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota