NYT: Gazetarin saudit e vrau Riadi, 15 agjentë e bënë copë e çikë me sharrë

“Gazetari saudit Jamal Khashoggi, i cili vdiq tetë ditë më parë pas hyrjes në konsullatën e vendit të tij në Stamboll, në të vërtetë është bërë copë e çikë me një sharrë në ndërtesë nga agjentët e shërbimeve Riad, si në filmin ‘Pulp Fiction’”.

Kështu shkruan prestigjozja amerikane New York Times sot, teksa mbështetet tek të dhënat e një burimi hetimor në Turqi. NYT gjithashtu shton se “mbetjet e trupit të gazetarit janë nxjerrë jashtë ambasadës me një minibus të zi”.

Ndërkohë, gazeta turke “Sabah”, shumë afër qarqeve qeveritare, publikoi imazhet e pretenduara – marrë nga kamera survejimi në aeroportin Ataturk të Stambollit  dhe emrat e 15 agjentëve të shërbimeve saudite që mbërritën në Turqi, në po të njëjtën ditë që u zhduk gazetari.


Mikrobusi i zi

Gazeta turke e definon atë si “skuadrën e vdekjes” përgjegjëse për vrasjen e bujshme.

Ndërkohë kanali televiziv “24 TV” tregoi imazhet e Khashoggi që hyri tetë ditë më parë në konsullatën e tij në Stamboll dhe ato të një mikrobusi të zi lëshuar menjëherë pas, duke pretenduar se brenda ndodhej trupi i tij.

10 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota