Përmbytje në Majorka të Spanjës, 5 të vdekur

Së paku 5 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë rezultojnë të zhdukur si pasojë e përmbytjeve në ishullin spanjoll të Majorkës.

Përmbytjet përfshinë qytetin e Sant Llorenç des Cardassar dhe pas shirave të rrëmbyer një lumë doli nga shtrati duke krijuar mjaft probleme.

Uji mori përpara makinat që ishin në rrugë dhe disa persona raportohet se janë zhdukur. Autoritetet spanjolle kanë angazhuar më shumë se njëqind punëtorë të emergjencave për të ndihmuar qytetarët.

10 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota