Presidenti Trump mbi raportin e OKB-së për klimën

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se ka në plan ta lexojë një raport “ogurzi’ nga një komision i Kombeve të Bashkuara që paralajmëron për pasoja të rënda për planetin tonë, nëse ngrohja globale nuk mbahet në minimum.

Pasi tha se do ta lexonte raportin, zoti Trump tingëlloi mosbesues ndaj përmbajtjes së tij, para se ta shfletonte.

“Më është dhënë raporti dhe dua të shikoj se kush janë autorët, domethënë cilat grupime, sepse ka raporte që janë të mira dhe që janë të këqija. Por, do ta lexoj raportin.”

Në qershorin e 2017-tës, zoti Trump e tërhoqi Amerikën nga marrëveshja e Parisit për klimën, e cila synonte pakësimin e ndotjes në shkallë botërore nga gazet që shkaktojnë efektin serë.

Raporti i OKB-së, i disa ditëve më parë, nxjerr në pah se si klima në Tokë, shëndeti dhe ekosistemet do të ishin më mirë nëse udhëheqësit botërorë do të gjenin një mënyrë për të kufizuar ngrohjen e shkaktuar nga njeriu, që temperaturat të mos ngrihen më shumë se 0,5 gradë celsius, mes viteve 2030 dhe 2052, në vend të një objektivi të rënë dakord më parë për1 gradë celsius.

10 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota