Presidenti Trump shqyrton kandidaturat e reja për në OKB

Presidenti Donald Trump tha se ka folur me një nga ish-këshilltaret e tij, Dina Powell, rreth mundësisë për të zënë vendin e zonjës Nikki Haley si ambasadore e SHBA në Kombet e Bashkuara dhe se ka në plan të bisedojë me kandidatë të tjerë për këtë post.

Zoti Trump tha në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën, se Dina Powell është vetëm një nga shumë njerëz kandidatura e të cilëve po shqyrtohet.

Zonja Haley njoftoi të martën se po dorëhiqej nga posti i ambasadores së SHBA dhe se do të largohej para fundit të vitit.

“Ka qenë një nder i jetës sime,” tha zonja Haley dje, duke komentuar pranë Presidentit Trump në Zyrën Ovale, ku ata njoftuan vendimin për largimin e saj.

Ish guvernatorja e Karolinës së Jugut është parë nga analistët si një zë relativisht i moderuar në kabinetin e zotit Trump.

Emërimi i saj si ambasadore në OKB u pa si një surprizë, sepse ajo ishte shihej si kritike e stilit konfrontues ndaj kandidatit Trump gjatë fushatës presidenciale të 2016-ës, si dhe një përkrahëse e tregjeve të lira dhe tregtisë globale, ndryshe nga politika “Amerika e Para” e zotit Trump.

10 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota