Shpërthen rafineria ruse në Bosnjë, një i vdekur dhe disa të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një rafineri të zotëruar nga rusët në veri të Bosnjë, duke lënë të vdekur një person dhe 9 të tjerë të plagosur.

Shpërthimi ka nisur në mbrëmjen e djeshme duke shkaktuar zjarr të madh, i cili është shuar nga zjarrfikësit mëngjesin e sotëm. Nuk dihet ende shkaku i shpërthimit, ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet.

Disa shtëpive afër rafinerisë u janë thyer xhamat për shkak të shpërthimit, i cili është dëgjuar edhe në anën tjetër të kufirit, përtej Lumit Sava në Kroaci.

Rafineria Bord udhëhiqet nga një njësi e “Zarubezhneft”, kompani e naftës në pronësi të shtetit rus. Ajo mund të përpunojë 1.2 milionë ton naftës brenda vitit.

10 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota