Princi saudit Mohammed akuzohet se kërkonte të arrestonte gazetarin e zhdukur

Princi i parë i kurorës në Arabinë Saudite, Mohammed bin Salman përballet me akuza se ka planifikuar të sjellë në Arabi Saudite dhe pastaj të arrestojë gazetarin e zhdukur disa ditë në parë, Jamal Khashoggi.

Miqtë e gazetarit të zhdukur thonë se bashkëpunëtorë të ngushtë të princit Mohammed, në katër muajt e fundit i kanë ofruar mbrojtje dhe një punë të mirë pas kthimit në vendlindje.

“The Ëashington Post” publikoi lajmin se shërbimet e inteligjencës amerikane, kanë interceptuar biseda në të cilat zyrtarët sauditë bisedojnë për planin për të joshur Khashoggin të kthehet në Arabinë Saudite, ku më pas do të arrestohej.

Gazetari i “The Washington Post”, u zhduk më 2 tetor, pasi hyri në kompleksin e Konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll. Ai ishte një kritik i njohur i politikave të pushtetit aktual në Arabi Saudite, në veçanti të princit Mohammed.

11 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com

Source: Bota