Britani, operacioni për sigurinë e Trumpit kushtoi 24 mln $

Shefat e Policisë Britanike kanë thënë se për të siguruar presidentin amerikan, Donald Trump gjatë vizitës së tij në Britani të Madhe në muajin korrik kanë angazhuar pothuajse 10,000 zyrtarë policorë, çka ka kushtuar rreth 24 milionë dollarë, duke realizuar kështu operacionin më të madh policor në këtë shtet nga viti 2011, transmeton AP.

Drejtorja e Këshillit të Shefave të Policisë Kombëtare, Sara Thornton ka thënë të enjten se gati secili polic është angazhuar për të mbuluar vizitën katërditore të presidentit Trump.

Ajo ka thënë se “shpenzimet e operacionit janë ende duke u analizuar mirëpo vlera e përafërt është 24 milionë dollarë”.

Trump dhe May pajtohen për marrëveshje tregtare pas Brexitit Gjatë kësaj vizite, Trump ishte takuar me kryeministren britanike, Theresa May, Mbretëreshën Elizabeta II dhe kishte vizituar një klub golfi në Skoci. Vizita e Trumpit në Britani ishte përcjellur me protesta të mëdha kundër tij.

12 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota