Aksident hekurudhor në Tajvan, 17 viktima e mbi 100 të plagosur

Të paktën 17 vetë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat në Tajvan, thonë autoritetet qeveritare.

Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë disa vagonë treni të shtrirë jashtë hekurudhës. Incidenti thuhet se ndodhi në orën 08:50.

Autoritetet e trenave thonë se të paktën 126 vetë janë plagosur.

Treni, thuhet se i përkiste një linje të shërbimit të shpejtë “Puyuma Express 6432” dhe udhëtonte mes për mes Taipeit dhe qarkut lindor bregdetar të Taitung me 310 pasagjerë në bord.

Treni ka dalë nga pista afër stacionit Xinma, afër qytetit të Su’ao rreth 70 km nga Taipei.

Qeveria qendrore e Tajvanit tha se kryeministri ishte njoftuar për situatën, raportoi Reuters.

Rruga hekurudhore bregdetare është e popullarizuar nga turistët që vizitojnë ishullin, ndaj mund të ketë të tillë në radhët e viktimave.

21 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota