Festa mbyllet me 30 të plagosur pasi shembet dyshemeja e barit (Video)

Tridhjetë persona kanë mbetur të plagosur në Karolinën e Jugur, pasi dyshemeja e një apartament të kthyer në klub për festa private u shemb gjatë një eventi të ngjashëm.

Departamenti i policisë së qytetit Clemson njoftoi se një pjesë e madhe e katit u rrëzua teksa të pranishmit kërcenin në unison në klub.

 

Njerëzit ranë nga dyshemeja e shembur në bodrumin e ndërtesës, tha një oficer policie. Fatmirësisht asnjë prej të lënduarve nuk mbeti i bllokuar në rrënoja, por disa prej tyre kanë marrë plagë të rënda.

Kompleksi i apartamenteve është rreth tre milje në verilindje të Universitetit Clemson, që ka koordinuar dhe transportin e të plagosurve.

Universiteti Clemson EMS, Pickens County EMS dhe Shërbimet e Emergjencave të Med Shore transportuan të lënduarit në tre spitale.

21 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota