Tubim pro hashashit, lideri opozitar thotë ndizeni në shesh …arrestohet (Video)

Nisja e një festivali për legalizimin e kanabisit, që u zhvillua në kryeqytetin e Gjeorgjisë, prodhoi rezultate të veçanta, pasi policia i pengoi pjesëmarrësit të instalonin një skenë dhe kioska, ndërsa organizatori kryesor u ndalua për shpërndarjen e cigareve të marijuanës.

Veprimtaria u mbajt nga partia opozitare Girchi në një nga parqet e Tbilisit të shtunën. Ngjarja nuk ishte e lejuar nga autoritetet dhe policia i pengoi organizatorët. Në vend të kësaj, u zhvillua një takim i paautorizuar i disa qindra mbështetësve të partisë dhe dhjetëra gazetarëve.

Udhëheqësi i partisë “Girchi”, kandidati presidencial Zurab Japaridze është një avokat i fortë i legalizimit të marijuanës dhe i anëtarësimit të Gjeorgjisë në NATO dhe BE. Ndonëse shumë gjëra duhet të bëhen për çështjet e fundit, Japaridze arriti të fitojë një rast me Gjykatën Kushtetuese të vendit këtë verë, i cili tërësisht dekriminalizoi përdorimin personal të hashashit.

Pavarësisht nga përpjekjet e përbashkëta të partisë, shpërndarja dhe rritja e marihuanës mbetet e paligjshme.

Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë u zotua të parandalojë çdo shpërndarje të marihuanës gjatë “festivalit”, duke filluar një hetim mbi prokurimin dhe shpërndarjen e drogës përpara ngjarjes. Japaridze, nga ana e tij, u zotua të kryejë “një akt sfidimi” në tubim dhe “de facto legalizoi kultivimin dhe shpërndarjen e marihuanës në këtë vend”.

Në një lëvizje mbresëlënëse për një politikan, Japaridze e mbajti vërtetë fjalën, teksa ishte ai i pari që e ndezi një cigare hashash para policisë.

“Ajo që po bëj tani është një vepër, e cila është e dënueshme në këtë vend. Në këtë vend, ne duhet të kemi një mënyrë ligjore për të siguruar marihuanë, pasi Gjykata Kushtetuese tha se kjo është e drejta ime. Por unë jam i privuar nga kjo e drejtë”, tha Japaridze para mbështetësve të tij në tubim.

Japaridze gjithashtu nxori nga xhepi tre cigare hashash të gatshme dhe tentoi t’i shpërndante ato, por këtu ndërhyri policia duke e arrestuar menjëherë atë.

Teksa politikanët u morën nga policia, përkrahësit e tij këndonin “Japaridze për president!” Një numër i përkrahësve të “Girchi” u arrestuan më pas në një përleshje të shkurtër me policinë.

21 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota