Vritet një ushtar i NATO-s në Afganistan; plagosen 2 të tjerë

Një ushtar i NATO-s është vrarë dhe 2 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi në Afganistan.

NATO nuk e ka bërë publike identitetin e tre ushtarëve, por konfirmohet se nuk janë amerikanë. “Raportet fillestare tregojnë se sulmi u krye nga një anëtar i forcave afgane të sigurisë”, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu bëhet e ditur se kanë nisur hetimet për shkaqet e sulmit me armë.

22 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota