“Gishtat, trofe për princin”, gjenden pjesë të trupit të gazetarit saudit

Disa pjesë të trupit që i përkasin gazetarit të vrarë saudit Jamal Khashoggi janë gjetur. SKY News duke cituar burime të saj njofton se mbetjet e trupit të Khashoggi u zbuluan në kopshtin e shtëpisë së konsullit të Arabisë Saudite.

SKY gjithashtu sqaron se gazetari është “prerë në copa” dhe fytyra e tij është “shpërfytyruar”.

Ndërkohë, Dogu Perincek, udhëheqës i partisë turke Rodina, deklaroi gjithashtu në një intervistë se pjesët e trupit u zbuluan në një pus në kopsht, raporton “Haberler”.

Më parë kishte pretendime se gishtat e shkëputur nga duart e Khashoggi u morën me vete në Arabinë Saudite dhe iu treguan princit të Kurorës Saudite Mohammed bin Salman.

“The Eye” shkruante se skuadra që vrau kolumnistin e “Washington Post” i hoqi atij gishtat kur ishte ende gjallë dhe i mbajti ato si një trofe makabër, që u mor në Turqi me avionin privat të oficerit të inteligjencës Maher Abdulaziz Mutrib që fluturoi drejt Riadit.

#td_uid_1_5bcf1938b9213 .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2018/10/dbc3c4589e4ac597dfa6e565c7cef414-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5bcf1938b9213 .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2018/10/1_TOPSHOT-TURKEY-SAUDI-POLITICS-DIPLOMACY2-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5bcf1938b9213 .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2018/10/181022103421-mustafa-al-madani-blue-mosque-cctv-super-169-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}

Një burim i tha botuesve se, “Princi MBS gjithmonë donte t’i priste gishtat çdo shkrimtari që e kritikonte”.

Të gjitha këto raportime vijnë pasi presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan tha se trupi i zotit Khashoggi nuk ishte gjetur dhe kërkoi që zyrtarët sauditë të zbulonin vendndodhjen e tij.

Erdogan tha: “Pse nuk e kanë gjetur ende trupin e dikujt që zyrtarisht thuhet se është vrarë?”.

Presidenti turk nuk dha detaje të veçanta se si u vra 59-vjeçari, por tha se vdekja e tij ishte planifikuar ditë më parë nga zyrtarët sauditë dhe se hetuesit turq kishin prova se gazetari ishte viktimë e një “vrasje të egër” nga një skuadër me 15 agjentë.

Ndërkohë, më herët CNN publikoi pamjet e kamerave të sigurisë, që tregonin se gazetari Khashoggi kishte hyrë në Konsullatë, ndërsa një tjetër person kishte dalë prej andej, me veshje të njëjtë me gazetarin, por me këpucë të ndryshme.

23 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota