Merkel reflekton, Gjermania do blejë gaz nga SHBA-të

Presidenti amerikan Donald Trump gjatë një takimi elektoral në Teksas për rizgjedhjen e senatorit Ted Cruz, i gëzohet faktit që kancelarja gjermane Angela Merkel “ka njoftuar që Gjermania do të blejë sasi të mëdha gazi natyral të lëngshëm prodhuar në Shtetet e Bashkuara”.

“Wall Street Journal” shkruan Merkel ka vendosur të hapë tregun e vendit të saj për gazin natyral të lëngshëm amerikan, duke bashkëfinancuar një terminal prej 500 milionë eurosh në veri të vendit.

Merkel nuk e ka përshkruar reflektimin si një disfatë, por si një vendim “strategjik” që mund të sjellë përfitime për një periudhë të gjatë. Drejtues gjermanë dhe amerikanë kanë shpjeguar se hapja e Berlinit ndaj gazit natyral të lëngshëm amerikan mund të ndihmojë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregtare me Uashingtonin dhe të shmangë sanksione të mundshme të SHBA-ve kundër gazësjellësit “Stream 2” mes Rusisë dhe Gjermanisë, që do të dyfishojë kapacitetin e eksportit të gazit rus.

Ekspertët të cituar nga “Wall Street Journal” bien dakord që lëvizja gjermane nuk do të sjellë ndonjë përfitim ekonomik të menjëhershëm për Gjermaninë por mund të kontribuojë në diversifikimin e burimeve të saj energjitikë.

23 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota