Rusi, 14 vjet burg për burrin që i preu duart gruas

Një burrë në Rusi është dënuar me 14 vjet burgim pasi i ka këputur gruas së tij duart me sëpatë.

Një gjykatë në rajonin e Moskës ka dënuar 27 vjeçarin, Dmitry Grachyov më 15 nëntor pasi e ka shpallur të fajshëm për shkaktim të plagëve serioze, rrëmbim dhe akuza tjera.

Gjykata po ashtu e ka urdhëruar atë që t’i pagujë gruas së tij kompensim në vlerë të 30,000 eurove për dëmtim të moralit.

Hetuesit kanë thënë se në dhjetor të vitit 2017, Grachyov e ka dërguar gruan e tij Margarita në pyll, 80 kilometra në jug të Moskës dhe i ka lidhur duart.

Ai më pas e ka urdhëruar atë të rrëfehet se ka qenë e pabesë dhe më pas i ka prerë duart.

Sipas tyre, një muaj para se të ndodhte incidenti, Grachyov e ka dërguar gruan e tij në pyll dhe e ka kërcënuar me vrasje duke e akuzuar për tradhti.

Gruaja më parë është ankuar kyundër tij te një zyrtar i policisë lokale, i cili ka refuzuar të nisë hetim.

Çifti është ndarë në muajin shtator, derisa në dëshminë e tij të fundit në gjykatë, Grachyov ka thënë se është penduar për atë që e ka cilësuar si “gabim shumë të madh” dhe i ka kërkuar falje ish-gruas së tij dhe dy fëmijëve.

Pas një kontrolli psikiatrik është gjetur se i pandehuri ka pasur çrregullime mendore.

Grachyov dhe ish-gruaja e tij u kanë thënë gazetarëve se do ta apelojnë dënimin.

 

Source: Bota